Javna soba”, policia arreston katër persona

Grupi kundërthënës “Javna soba” jo vetëm që nuk është mbyllur por rritet numri i anëtarëve. Tani ka rreth 8,000 anëtarë. Policia ka ndaluar deri më tani katër persona të lidhur me grupin në aplikacionin “Telegram”. Dy persona nga Manastiri, një nga Shtipi dhe një nga Velesi. Ata janë mbajtur në stacion policor, thonë nga Ministria e brendshme për Alsat. Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev u ka bërë thirrje të gjithëve që të tërhiqen nga grupi ose do të zbulohen nga policia. Zaev gjithashtu shkroi në Facebook se ata kërkojnë që “Telegram” ta mbyllë grupin ose në të kundërtën vendi do të duhet ta bllokojë atë derisa të fillojnë të bashkëpunojnë.

ZORAN ZAEV, status në FB

“Për të mbyllur grupin problematik dhe të na ndihmojnë të zbulojmë identitetin e atyre që ndajnë fotografi dhe bëjnë vepra penale. Ne si Qeveri nuk mendojmë për censurimin e komunikimit, por kjo është diçka tjetër dhe ne duhet t’i mbrojmë qytetarët tanë. Sot kjo po ndodh në Telegram, nesër mund të ndodhë në ndonjë platformë tjetër.”

Opozita akuzon se riaktivizimi i “Javna Soba” tregon paaftësinë e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas VMRO-DPMNE-së, ish-ministri Naqe Çulev, i cili ishte nga radhët e tyre, vitin e kaluar e mbylli çështjen shumë shpejtë.

“Rasti i fundit i disa raportimeve nga vajza që ishin viktima të “Javna Soba” dhe që dolën në publik për të folur, se si u dëbuan nga Ministria e Brendshme me shpjegimin se nuk mund t’u ndihmojnë, se çdo mrekulli zgjat tre ditë, se do ti harronin ata, dhe se nuk kanë juridiksion, vetëm flet për qëndrimin e Oliver Spasovskit dhe LSDM-së, ndaj viktimave të cilat jo vetëm që janë viktima të disa mijëra vrojtuesve, por gjithashtu janë viktima të sistemit të paaftë. E vërteta është kjo, dhe ajo është se nuk duan të punojnë, ndërsa ata mund ta zgjidhin çështjen për një ditë. ”

Edhe kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, gjithashtu kërkon përgjegjësi për rastin. Fotografi të vajzave, kryesisht nga plazhi, të postuara në profilet e tyre të mediave sociale në Facebook ose Instagram tani shpërndahen në Telegram në një konotacion krejtësisht të ndryshëm, pa e ditur ato. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Javna soba”, policia arreston katër persona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *