Korrupcioni/Mickoski komenton raportin e TI: Këta njerëz mund t’i ketë zili mafia

Kur i quaja mafie, shumë njerëz më thanë pse përdor fjalë kaq të forta. Kështu e komenton raportin e TI kreu i DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas Transparencës Ndërkombëtare, për sa i përket shkallës së korrupsionit, është vendi i 111-të më i keq në histori. Një rënie prej 5 vendeve krahasuar me vitin e kaluar dhe asnjëherë më keq në periudhën e Maqedonisë së pavarur. Ata nuk janë vetëm një mafie, këta njerëz mund t’i ketë zili mafia. Më mirë se ne jemi: Kosova, Shqipëria, Tanzania, Burkina Faso, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Gambia, dhe së bashku jemi me Panamanë dhe Mongolinë. Rënie e deri në 45 vende në 5 vjet. Pas një rezultati të tillë, nuk është e mjaftueshme që Ministri i Drejtësisë të japë dorëheqjen, ose Ministri për Kundër Korrupsionin, e gjithë Qeveria duhet të largohet menjëherë. Le të luftojmë së bashku për të ardhmen tonë, dhe pastaj përgjegjësinë për të gjithë turpin dhe krimin që ata sollën

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *