Kosova si kërcënim për sigurinë e Serbisë, Vuçiç mobilizon ushtrinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot në një takim me përfaqësues të ushtrisë serbe në lidhje me futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Ai tha se një debat i gjerë publik mbi këtë çështje do të hapet në muajt e ardhshëm.

“Do të bisedojmë para se të marrin çfarëdo vendimi, sepse kjo i ka edhe anët e mira edhe të këqija”, deklaroi presidenti serb, raporton B92. Më tej, kreu i shtetit serb tha se në takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Serbisë ka folur edhe për “të gjitha drejtimet e mundshme të rrezikimit të sigurisë së Serbisë” dhe porositi se në këtë kontekst, Serbia duhet të kujdeset për veten e saj, transmeton Zeri.info.

“E dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë e Metohi, kemi edhe probleme tjera rajonale, bashkë me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha, dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen”, u shpreh ai. zëri/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Kosova si kërcënim për sigurinë e Serbisë, Vuçiç mobilizon ushtrinë

  • 10/01/2021 at 15:40
    Permalink

    185135 618645Hi there, just became aware of your blog by way of Google, and discovered that it is genuinely informative. Im gonna watch out for brussels. Ill be grateful in the event you continue this in future. Several men and women will be benefited from your writing. Cheers! 701004

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *