Apple shënon rekord/ Rriten shitjet gjatë periudhës së fundvitit

Shitjet e Apple kanë shënuar një rekord tjetër ndërsa familjet zgjodhën risitë e fundit të kompanisë, telefonë, laptopë dhe aparatura të tjera, gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Shitjet në tre muajt e fundit të 2020, shënuan më shumë se 111 miliardë dollarë, një rritje me 21 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Lajmi vjen pasi pandemia ka bërë që më shumë aktivitete të kthehen online duke rritur kërkesën për teknologji të re.

Apple tani numëron më shumë se 1.65 miliardë aparatura aktive në shkallë globale, përfshirë më shumë se 1 miliardë iPhonë. Fitimet e Apple vijnë pas prezantimit të serisë së re të iPhonëve 12, që ekzekutivët kanë thënë se kanë bindur një numër rekord njerëzish të ndryshojnë markë ose të rifreskojnë modelet më të vjetra. Kompania tha se kishte rritje në kinë, ku pandemia e ka zbutur tani peshën mbi ekonominë, e ndihmuar kjo pjesërisht edhe nga rritja e kërkesës për telefonë me rrjetin e ri 5G.

Shitjet në rajonin e gjerë të Kinës, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, u rritën me 57 për qind. Ndërsa në Europë shitjet u rritën me 17 për qind dhe me 11 përqind në kontinentet amerikane. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

135 thoughts on “Apple shënon rekord/ Rriten shitjet gjatë periudhës së fundvitit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *