325 raste të reja dhe 7 viktima nga Kovid-19. 1 viktimë nga lloji i ri i Kovid-19

Lloji britanik i virusit Korona shkaktoi viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një 46 vjeçar nga Ohri, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë në grupin e rrezikut të lartë për shkak të obezitetit. Ditë më parë u konfirmua prania e llojit britanik të virusit Korona pikërisht te ky person. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 325 raste të reja me COVID-19, prej tyre 151 raste në Shkup, Tetovë 27 dhe Kavadar 17. Janë shënuar edhe 7 viktima, të moshës nga 62 deri 89 vjeçare. Janë kryer gjithsej 2589 teste. Në raportin e ri të Institutit të Shëndetit Publik 479 persona evidentohen si të shëruar, numri më madh në Shkup, përkatësisht 358. Numri i rasteve aktive në territorin e vendit është 8354.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

24 thoughts on “325 raste të reja dhe 7 viktima nga Kovid-19. 1 viktimë nga lloji i ri i Kovid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *