Hoti: Ekonomia e vendit po i kthehet normalitetit, qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ekonomia e vendit po i kthehet normalitetit, pasi që qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

Në një postim në “Facebook”, Hoti theksoi se të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, sipas tij kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.

“Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020”, ka shkruar Hoti.

Hoti, ndër të tjerash po ashtu tha se me ardhjen e vaksinës “do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës normalisht”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

100 thoughts on “Hoti: Ekonomia e vendit po i kthehet normalitetit, qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *