O SA MIRË TË JESH SHQIPTAR NË RMV O HEJ!!

Shkruan Prof Etem Aziri
Dikur Engellsi shkuante se në Ballkan jetojnë fise primitive që e frenojnë internacionalizmin proletar! Sa ka gabua Engellsi?Ndoshta i ka pas inat popujt e Ballkanit! Mendoni në këtë drejtim!
Gëzohem shumë që ne shqiptarët në RMV ,,e kemi marë fatin në duart tona,,.Aq më shumë, kemi zgjidhje për çdo problem të mundshëm.Më kujtohen fjalët e një kolegu pak më të moshuar se unë i cili shpesh thoshte:,,Hallall o bura, ju jeni fenomena,më shumë shkruani se sa lexoni,,.Mua më shumë më pëlqen kur lexoj në rjetet sociale si e mësojmë zotin Zaev si duhet të udhëheq me shtetin.Ala më shumë më pëlqen zoti Zaev kur e luan rolin e ,,baba dimrit,,dhe nga torba e tij magjike i avanson herë të drejtat e shqiptarëve e herë të drejtat e minoriteteve tjera në RMV.Çka të bën i ngrati ashtu i ka hallet,është i detyruar.Përderisa vllezërit bugarë haptazi i thonë se është fjala për po të njëjtin popull të ndarë sipas tyre artificialisht,ai përmes avansimit të serbishtes tërthorazi i kërcnon se mundet RMV ta shndëron në ,,banovinë,,.Ndaj gjith kësaj reagon opozita shqiptare.Ne jemi këtu thonë ata.Pa mos na pyet neve as një hap nuk mundesh të bësh në këtë drejtim.Si njeri i thjeshtë që jam më intereson.Sipas kushtetutës a dallon statusi i shqiptarëve krahasuar me minoritetet në RMV.Kur do ta kuptojmë se vllehët,serbët dhe të tjerët pa problem munden të bëhen kryeministra por jo edhe shqiptarët.Pse?!Nga ana tjetër, Mickovski shum është i brengosur për regjistrimin.Frigohet trimi prej nënshkrimit të dyfishtë, ndërsa me gojë të vetë dëshmon se shiptarët do ti pranojnë rezulltatet e regjistrimit sipas njërit variant nëqoftëse janë 20% ,sipas variantit të dytë nëqoftëse numri i tyre nuk është më pak se 25%.Mrekulli.Shihet prej Hëne se problemi qëndron te organizimi klanor i shtetit.
Kjo që ndodh në RMV është e qartë si loti sepse ka një emrues të përbashkët,interesat e kolltuqeve mbi interesat e qytetarëve dhe të shtetit.Megjithate,ka një dallim shum të madh ndërmjet elitave maqedonase dhe elitave politike shqiptare.Kur është në pyetje interesi maqedonas ata janë në skajshmëri unik,ndërsa elitat shqiptare skajshmërishtë jo unike.
Unë çdo herë do ta them se pa një bashkëpunim minimal të liderve shqiptarë të pozitës dhe opozitës asgjë nuk do të lëviz në kahe të duhur.A është normale, së paku një herë në muaj mos ulen thjesht ta pinë një kafe(dhe vetëm të heshtin) Aliu,Ziadini,Afrimi dhe Bilalli.Sa e di unë këta nuk kan kurfar armiqsie (përveç kolltuqeve) mes vedi.Ky popull ka pas edhe më herët lider.Mua më kujtohet koha kur pa kurfar problemi(pa ndërmjetsues) ulenin e bisedonin Arben Xhaferi,Abduraman Haliti dhe Iljaz Halimi.
Unë jam i vetëdishëm se sot kolltuqet janë mbi të gjitha,çështje jete o vdekje.Një ditë do të ndodh rrotacioni pushtetit.Përsëri do të kemi një palë të kënaqur dhe një palë të pa kënaqur.Nëqoftëse dikush mendon se ndrimi i pozitave në ekzekutiv do ta avanson statusin e shqiptarëve në RMV e ka shumë gabim.Shqiptarët do ta zavendësojnë një padron me një tjetër.Të nderuar miq a keni menduar ndonjëherë se të gjith ne si qytetarë jemi në pozitë të skllevërve.Dallimi qëndron në ate se në RMV skllavëria është dy shkallëshe.Maqedonasit janë skllevër të shtetit ndërsa shqiptarët janë skllevër të skllavopronarëve shqiptarë (partive politike) plus skllevër të shtetit.Deri kurë mundet të durohet kjo skllavëri që në shumë aspekte e tejkalon skllavërinë e shoqërive skllavopronare.Ne jemi të lirë vetëm në momentin kur votojmë.
Një çështje tjetër,a mendoni se pa një pajtueshmëri brënda shtetit mundet të arihet pajtueshmëri ndërshtetërore.Zaevi pranon ndryshime në tekstet shkollore visavi Greqisë dhe Bullgarisë.Në rregull, ashtu e don momenti historik.Por çka ndodh me historinë më të re këtu.Deri dje,por edhe sot sipas maqedonasve ,,Balli Kombëtarë,,trajtohet organizatë profashiste.Nëqoftëse bugarët kan qenë pak okupator e pak administrator i pyes publikisht historianët cilin qytet në pjesën lindore të Maqedonisë e kan sulmuar Ballistët.Gjithashtu i pyes kush janë shiquar nga ki prizm tradhtarë,Xhema,Loka,Haqifi,Mefailat e Kërçovës ose Liman Kaba e Ibe Palikuqa.
Si do të trajtohet konflikti i vitit 2001 në tekstet shkollore në RMV
,si agresion nga Kosova ose si rrjedhojë e diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve ndër vite e decenie.A mundet RMV të jetë shoqëri me perspektiva të qëndrueshme duke e zhdukur gjuhën e urejtjes në plan të jashtëm dhe në të njejtën kohë duke e toleruar gjuhën e urejtjes brenda shtetit.Të nderuar antar dhe simpatizant të partive politike thoni mjaft,jepni fund kësaj skllavërie të sofistikuar.Shqiptarët në RMV paraqesin një tërësi me një histori të lavdishme.Nga ky vënd e kan origjinën dy nobelista.Në ndërkohë u gëzova shumë që e nderuat personalitetin e Ismail Kadare por për fat të keq nuk kam lexuar dikush tja ket uruar ditlindjen Ferit Muratit.Ndoshta ai është më pak i vlefshëm,është vetëm nobelist.Ne do të vazhdojmë të postojmë fotografi,do të shkruajm dhe do të komentojmë, të vetëdishëm se asgjë nuk do të ndyshojmë.Më falni që do ta uli nivelin e komunikimit por nga fshatrat e Gostivarit populli thot:,,qeni leh e ujku pordh,,.Ta harojmë interesin e përgjithshëm,interesin e kombit dhe të pajtohemi se ndryshe jan dukur burat që i kan mbrojt ata interesa.Një dit moti në provim erdhi një aktivist partiak.Kishte një hall të madh.Nuk gjente askund pllaka për banjo.Pak u habita.Megjithate kur më dha sqarime plotësuese e kuptova.Ata pllaka nuk shitekan me metro katrorë por me copë.Pasi iku,meqë kam ligjeruar si i ri në një fshat të Gostivarit aritmetikën e bëra një kalkulim.Qenefi (banja) e studentit aktivist partiak kushtonte më shumë se shtëpia ime.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

89 thoughts on “O SA MIRË TË JESH SHQIPTAR NË RMV O HEJ!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *