Ministria e Arsimit e ka cilësuar si të pajustifikueshëm bojkotin e maturantëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerëson të pajustifikuar vendimin siç e quan një grupi të maturantëve për t’ju rikthyer bojkotit nga e hëna. Më tej, në reagimin e ministrisë thuhet se bojkoti është i papranueshëm, duke shtuar se matura shtetërore do të realizohet sipas një metodologjie të shkurtuar dhe të ndryshuar. Me këtë, siç thonë nga dikasteri i Arsimit, janë pajtuar maturantët, organizatat e shkollarëve të mesëm, mësuesit dhe prindërit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria janë të detyruar dhe do të realizojnë maturën shtetërore për mbi 14,000 nxënës, që tashmë e kanë paraqitur të njëjtën për të vazhduar studimet dhe për t’u regjistruar në fakultet. Është e papërgjegjshme tua mohosh të drejtën atyre, që kanë vendosur të vazhdojnë në fakultet.Nxënësit që nuk planifikojnë të vazhdojnë në fakultet kanë të drejtë të marrin vetëm provimin e maturës shkollore dhe provimin profesional.”

Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, përveç vazhdimit të bojkotit, paralajmëruan se nga e hëna do të denoncojnë çdo lloj presioni që iu bëhet maturantëve.

“Çdo kërcënim dhe çdo presion që do të kemi që do të jetë e dokumentuar ne do ua dërgojmë të gjitha mediave që të bëhet e ditur kush janë kërcënuesit dhe kush janë ata që bëjnë presion drejt nxënësve. Ata që do të guxojnë nga e hëna të kërcënojnë, secili drejtor duhet të dij që emir I tij do të dërgohet te të gjitha mediumet dhe të gjitha televizionet në vend- pohoi Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.

Zv/ drejtori i shkollës së Ndërtimtarisë mohon pengimin e maturantëve në realizimin e bojkotit.

 “Ne si shkollë nuk I përkrahim por edhe nuk I ndalojmë të bojkotojnë. Është e drejtë e tyre absolute dhe elementare. Por, të mos harrojmë se çdo ditë e humbur është në dëm të tyre. Kujdestarët e klasave janë në kontakt me prindërit, pjesa më e madhe e prindërve janë për të filluar me mësim. Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi dhe nuk do të ketë edhe në të ardhmen- deklaroi Tesnim Etemi, zv drejtor i shkollës së mesme ”Zdravko Cvetkovski”.

UNSHM-ja, bëri të ditur se maturantët do t’i rikthehen bojkotit të mësimit nga distanca, për shkak se kërkesat e tyre nuk po përfillen fare nga Ministria e Arsimit. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Ministria e Arsimit e ka cilësuar si të pajustifikueshëm bojkotin e maturantëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *