Borë në Kodër të Diellit, rrëshqitje dheu në rrugën Strumicë – Berovë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Janë regjistruar reshje të borës me instensitet të vogël në Kodër të Diellit, njofton Alsat. Për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve, është vështirësuar trafiku në rrugën Strumicë – Berovë, mbi minierën Ograzhden.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Nga data 15.11.2020, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Borë në Kodër të Diellit, rrëshqitje dheu në rrugën Strumicë – Berovë

  • 10/09/2021 at 23:51
    Permalink

    217150 205721Hi this really is somewhat of off topic but I was wondering if blogs use WYSIWYG editors or in the event you have to manually code with HTML. Im starting a blog soon but have no coding information so I wanted to get guidance from someone with experience. Any help would be greatly appreciated! 48244

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *