Der Layen: Astrazeneka do të shpërndajë edhe 9 milion doza të tjera vaksine

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha që Astrazeneka do të shpërndajë 9 milion doza shtesë të vaksinës covid-19 në tremujorin e parë, ose 40 milion doza të tjera. Astrazeneka do të fillojë dërgesat një javë më herët sesa ishte planifikuar, tha von der Layen në Twitter, duke shtuar se “kompania do të zgjerojë gjithashtu objektet e saj të prodhimit në Evropë”.
Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar së fundmi përdorimin e vaksinës covid-19, të zhvilluar nga kompania britanike-suedeze AstraZeneka në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Leja i referohet përdorimit të popullatës më të vjetër se 18 vjet, dhe pas miratimit të Agjencisë, përdorimi i vaksinës në Bashkimin Evropian duhet të konfirmohet nga Komisioni Evropian. rel/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

115 thoughts on “Der Layen: Astrazeneka do të shpërndajë edhe 9 milion doza të tjera vaksine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *