Presidenti i Serbisë komenton incidentin në Mitrovicë

“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse koalicioni rreth Haradinajt pritet të fitojë,” tha Vuçiç. Ndër të tjera, ai falënderoi serbët e Kosovës për reagimin e përmbajtur ndaj ardhjes së politikanëve shqiptarë në veri të vendit dhe theksoi se paqja duhet të ruhet. “Ju keni ardhur te serbët për të poshtëruar, fyer dhe thënë serbëve se kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët ishin të përmbajtur dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte dhunë fizike. Unë i falënderoj për përmbajtjen e tyre. Ne duhet të ruajmë stabilitetin jo sepse jemi më të dobët, por sepse paqja dhe stabiliteti na përshtaten më mirë, sepse Serbia po ecën më shpejt se kurrë. “As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt,” tha Vuçiç. sp/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

32 thoughts on “Presidenti i Serbisë komenton incidentin në Mitrovicë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *