Rama pret vaksinat në Rinas, ndryshon plani për Kosovën

Rama: Siç e dini e kemi filluar vaksinimin, me doza dhuratë nga një vend i BE, emrin e të cilit ende nuk mund ta them. Ndërkohë që kemi kontratën e drejtperdrejt me pfizer, ne Shqipëria dhe Serbia. Vendet e tjetra fatkeqësisht janë në një situatë pritshëmërie, në kushtet kur çështja e vaksinës po komplikohet gjithnjë e më shumë e që Evropa ka hyrë në kaos.

Jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi filluar dhe do e vazhdojmë falë faktit që se lamë veten ne dorë të tjerëve, nuk pritëm covax, që është në një proces se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt me ta të vazhdueshme por dhe ata nuk janë të qartë dhe nuk japin sinjal qartësie.

Kjo është situatë dinamike, në ndryshim. Sigurimi i vaksinave është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme, më vjen mirë që ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë dhe të tjerë.

Kemi marrë dhe zotim të ndihmojmë Kosovën , por dua të sqaroj se rregullat strikte që pfizer ka vendos, që siç  kanë bërë që ne te mbetemi ne kushtet e sekretit se për nga na erdhën vaksinat, e bëjnë të pamundur dhurimin e vaksinave, por jo të pamudur që të ndihmojmë një numër mjekësh kosovarë të vaksinohen këtu, kur ata të vendosin do i mikëpresim, si fillim 50 bluza të bardha nga spitali covid i Prishtinës për të dyja dozat.

Pfizer sot lëvron dozat e para 1170 , zotimi i marrë nga ta është qe brenda muajit, s’po jap data, do të vijnë dhe dozat e angazhuar , qoftë 10750 qoftë dhe 31 mijëshi, pra 41 mijë dozat janë të angazhuar.

Nëse do ketë ndryshime do ju themi, por vaksinimi do vazhdojë sipas listës. kemi filluar dhe bisedimet me astrazencen por nuk do japim më shumë detaje. jemi në punë e sipër për të vënë në zbatim skenarin e parë që kemi thënë.

Kemi diskutuar me pfizer që në mars prill, maj qershor, të kemi vaksina, po se kemi vënë veten në duart e një pale. jemi në diskutime me 4 shtete për vaksinat. Jemi në lartësinë e detyrës. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Rama pret vaksinat në Rinas, ndryshon plani për Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *