Zemaj: Vaksina anti-COVID në shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ku ka folur për specializantët e rinj, ka folur edhe për ardhjen e vaksinës anti-COVID në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo vaksinë do të vijë gjatë muajit shkurt, raporton Zeri.info.

Tash jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensve në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj, pa përmendur ndonjë datë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ndër të tjera, Zemaj tha se të gjithë specializantët do të paguhen, duke përfshirë edhe ata që deri më tash ishin me vetëfinancim. Ai ka thënë se të gjithë specializantët si mjekë të rinj kanë filluar angazhimin, do të futen në listën e pagave përmes subvencioneve.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

54 thoughts on “Zemaj: Vaksina anti-COVID në shkurt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *