Çitaku qorton BE-në: Hipokrizia ka emër

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka lëshuar dy reagime pasi Komisioni Evropian dje qortoi Kosovën pas paralajmërimeve se do të hap ambasadën në Jerusalem.

Çitaku ia ka kujtuar BE-së, mosnjohjen nga pesë vendet anëtare, ndërsa ka thënë se do të ishte mirë që në vend të reagimit për ambasdën në Jerusalem të deklarohej për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE-së.

Reagimin e BE-së ndaj kësaj teme, Çitaku e ka quajtur hipokrizi, transmeton Zeri.info.

“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në rrjetet sociale.Në një shkrim tjetër, Çitaku ka dhënë edhe një shebull tjetër ku sipas saj BE-ja përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për veprimet e Kosovës dhe veprimet e Serbisë.Sipas saj, Serbia, ndonse vend kandidat për antarësim në BE, rrallë i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE-në.

Ajo ka përmendur raportet e Serbisë me Rusinë e Kinën në shit-blerjën e armëve, por sipas saj, Brukseli asnjëherë nuk i ka tërhequr vërejtjen Serbisë për këto vperime.

“Ja edhe një shembull. Serbia, ndonse vend kandidat për antarësim në BE, rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE. Prej raporteve me Rusinë e Kinen e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE. Asnjëherë Brukseli nuk ka ia ka tërhjekur vërejtjen Serbisë. Së paku jo publikish. Përjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën. Spo foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi”, ka shkruar ambasadorja.

Kujtojmë se dje, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një reagim ka kundërshtuar paralajmërimet e Kosovës se do të hapin ambasadë në Jerusalem, duke e konsideruar si minim i rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian./Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

206 thoughts on “Çitaku qorton BE-në: Hipokrizia ka emër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *