Punonin në një fermë kanabisi me vlerë 500.000 £, arrestohen 3 shqiptarë në Angli

Ismail Celiku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani, të gjithë hynë ilegalisht me kamiona në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin për të punuar si kopshtarë . Por ëndrra mbaroi kur ata u kërcënuan nga bashkatdhetarët dhe u detyruan të punonin në një ish-dyqan të mjeteve të peshkimit në Sheffield që ishte shndërruar në një fabrikë kultivimi të kanabisit.

Celiku, 26 vjeç, Plaku, 27 vjeç dhe Stani, 36-vjeç, u kapën të gjithë kur oficerët e policisë bastisën objektin në Rrugën Stoke. Prokurori James Baird i tha Gjykatës së Sheffield Crown se secili po paguhej nga 150 deri në 200 £ në javë.

Sipas një eksperti, ferma e kanabisit ishte krijuar për të maksimizuar fitimet me bimë të reja të gatshme për të zëvendësuar ato që ishin kultivuar. Më shumë se 1,270 bimë me një vlerë midis 144,000 dhe 535,000 paund u gjetën në ndërtesë. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

113 thoughts on “Punonin në një fermë kanabisi me vlerë 500.000 £, arrestohen 3 shqiptarë në Angli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *