DASH për raportet Kosovë-Izrael: Do të qëndrojmë përkrah Kosovës në rrugën e saj euroatlantike

Zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike e ka përshëndetur edhe ambasada e SHBA-ve në Kosovë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një deklarate të lëshuar në “Twitter”, DASH e cilëson marrëveshjen Kosovë-Izrael, si marrëveshje që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. balkanweb/

lg.php.gif

lg.php.gif

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

23 thoughts on “DASH për raportet Kosovë-Izrael: Do të qëndrojmë përkrah Kosovës në rrugën e saj euroatlantike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *