Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance

Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: filmi më i mirë, regjisorja më e mirë si dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit.

Regjisorja Blerta Basholli, në një videomesazh gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të festivalit, që këtë vit u zhvillua online për shkak të pandemisë, falënderoi zonjën Fahrije Hoti, një grua e ve nga Krusha e Madhe, jeta e së cilës është në qendër të zhvillimeve në këtë film.

“Mbi të gjitha falënderoj festivalin Sundance i cili na dha mundësinë ta bëjmë të dëgjueshëm zërin e grave nga Kosova të cilat përmes punës dhe këmbëngulësisë së tyre do t’i japin shoqërisë mundësi për ta bërë botën një vend më të shëndetshëm e më të barabartë për të jetuar”, tha zonja Basholli.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 020 thoughts on “Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance