Incident në Graçanicë, tre të plagosur, dy të arrestuar dhe dy në arrati

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një incident në një lokal në Graçanicë, si pasojë ë të cilës janë plagosur tre persona.

E deri te mosmarrëveshja këta persona erdhën duke kërkuar shërbim nga personeli i lokalit pas kalimit të kufizimeve të orarit.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, është raportuar se në një restorant në Llapnasellë, ka pasur një mosmarrëveshje të momentit lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit që për pasojë ka derivuar në një zënkë mes tyre ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”, thekson Flora.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

37 thoughts on “Incident në Graçanicë, tre të plagosur, dy të arrestuar dhe dy në arrati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *