Administratorët e sistemuar ende nuk kanë filluar me punë

Punonjësit e angazhuar sipas Marrëveshjes kornizë në institucionet shtetërore ende rrinë në shtëpi. Edhe pse duhej të nisnin me punë më 1 shkurt, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ende bëhen sistemime dhe procedura administrative për administratorët, të cilët me vite rrinë në shtëpi dhe marrin paga. Nga Ministria e Sistemit Politik na u përgjigjën me shkrim se 1,180 qytetarë nga gjithsej 1,349 punonjës administrativë i kanë nënshkruar vendimet e punësimit, dhe së shpejti do të fillojnë me punë. Njëzet e gjashtë administratorë refuzuan ti nënshkruajnë vendimet e tyre.

Drejtuesit në institucionet ku janë sistemuar nëpunësit administrativ, të punësuar përmes programit K-5, janë të detyruar të fillojnë procedurën për harmonizimin e akteve, për sistematizimin e vendeve të punës, me dispozitat e këtij ligji brenda 30 ditëve, nga dita e miratimit të Planit të pranimit, nga neni 4 i këtij ligji. Brenda afatit ligjor, Ministria e Sistemit Politik do t’i shpërndajë vendimet edhe për 135 nëpunës administrativë, që nuk u paraqitën fare – thonë nga Ministria e Sistemit Politik.

Dje, këshilli i inspektimit konfirmoi se personeli i sistemuar administrativ, i punësuar në bazë të Marrëveshjes kornizë nuk ka filluar me punë.

Personat nuk janë sistemuar ende, ata nuk kanë filluar me punë. Prandaj është e nevojshme të zhvillohet procedura e plotë, e cila duhet të fillojë përmes Ministrisë së Sistemit Politik, për pranimet që duhet të bëhen – tha Magdalena Filipovska-Grashkoska, kryetare e Këshillit të Inspektimit.

Shumica e punonjësve të Marrëveshjes kornizë presin vend pune, një tavolinë dhe një karrige tashmë dhjetë vjet, por gjatë gjithë asaj kohe ata marrin pagë mujore nga shteti. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, rreth 100 milion euro janë shpenzuar nga arka e shtetit, për pagat e këtyre administratorëve që rrinë në shtëpi. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Administratorët e sistemuar ende nuk kanë filluar me punë

  • 08/02/2021 at 06:42
    Permalink

    I beloved up to you’ll obtain performed right here. The caricature is attractive, your authored subject matter stylish. however, you command get got an edginess over that you would like be handing over the following. ill unquestionably come further beforehand again as exactly the same just about a lot frequently within case you shield this increase.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *