Kina kërcënon Biden, SHBA dërgon luftanije në Tajvan

Yang Jiechi, anëtar i lartë i Byrosë Politike kineze, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t`i japin fund sulmit ndaj studentëve, kufizimet të kanaleve mediatike kineze e shtypjes së kompanive të Kinës.

Sa për Hong Kongun, Tibetin e Ksijinangun, ato tha, janë çështje të brendshme ku Amerika nuk duhet të afrohet fare. Shtetet e bashkuara nuk iu përgjigjën këtij paralajmërimi.

Por CNN thotë se sot, administrata e re e SHBA-së ka nisur drejt Tajvanit një destrojer me raketa të telekomanduara në ngushticën e Tajvanit, e hera e parë që një luftanije amerikane hyn në zonën që ndan Kinën kontinentale me ishullin që kur Bideni mori postin në 20 janar.

USS John McCain, po rrugëtimin tranzit në pajtim të plotë me ligjin ndërkombëtar, u shpreh lejtnant Joe Keiley, zëdhënës i flotës së 7 të marinës amerikane.

Çështja e Tajvanit të vetëqeverisur ka qenë prej kohësh një gjemb në shpinën e Pekinit që kërkon kontrollin e ishullit. Kina vazhdon të pretendojë sovranitet të plotë mbi Tajvanin, pavarësisht se të dy palët janë qeverisur veçmas prej më shumë se 7 dekadash.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

29 thoughts on “Kina kërcënon Biden, SHBA dërgon luftanije në Tajvan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *