Shefi i politikës së jashtme të BE-së Borrell për vizitë në Moskë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Joseph Borrell do të bëjë një vizitë pune në Moskë në 4-6 Shkurt, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme Ruse. Më 5 shkurt, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Borrell do të diskutojnë “gamën e plotë të problemeve dhe perspektivave në marrëdhëniet Rusi-BE”, tha ministria në një deklaratë. Të dy palët do të shkëmbejnë mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe rajonin e Komonuelthit të shteteve të pavarura. Ata do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit, situatën në Nago-Karabak dhe çështjet e sigurisë në Evropë. Burgosja dhe helmimi i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny pritet të jetë në krye të axhendës së bisedimeve të Borrell në Moskë. Borrell dënoi dënimin me burg të Navalny si të motivuar politikisht. Moska zyrtare ka shprehur shpresë se Bashkimi Evropian nuk do të lidhë marrëdhëniet e saj me Rusinë me çështjen Navalny. Një veprim i tillë, sipas Moskës, do të ishte marrëzi. rel/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

142 thoughts on “Shefi i politikës së jashtme të BE-së Borrell për vizitë në Moskë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *