Zvicra shtynë miratimin e vaksinës AstraZeneka

Zvicra nuk e ka aprovuar vaksinën AstraZeneka Covid-19, tha rregullatori kombëtar i ilaçeve Swissmedic dhe kërkoi më shumë të dhëna mbi efikasitetin dhe cilësinë përpara se të miratojë vaksinën për përdorim.

Bashkimi Evropian miratoi vaksinën javën e kaluar.

Zvicra gjithashtu ka thënë se ka porositur miliona doza shtesë të vaksinave Covid-19 nga prodhuesit e tjerë.

Vendi, i cili tashmë ka porositur 5.3 milion doza të vaksinës AstraZeneka, tha se ishte në pritje të rezultateve të provave në Amerikën Veriore dhe Jugore që përfshijnë dhjetëra mijëra njerëz.

“Sapo të marrim rezultatet, miratimi i përkohshëm mund të lëshohet shumë shpejt në përputhje me procedurën e alokimit,” tha Swissmedic në një deklaratë.

Sipas rregullatorit, të dhënat aktualisht në dispozicion nuk ofrojnë një bazë për një vendim pozitiv në lidhje me përfitimet dhe rreziqet.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

47 thoughts on “Zvicra shtynë miratimin e vaksinës AstraZeneka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *