1 mijë e 514 raste të vdekjes nga COVID-19 në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 318 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 2615 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe pesë raste të vdekjeve.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659 /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

31 thoughts on “1 mijë e 514 raste të vdekjes nga COVID-19 në vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *