Deputetët ndër më të paguarit në shtet

Rezultate shqetësuese nga monitorimi i aktivitetit të deputetëve! Të dhënat e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se 15 deputetë ishin “të padukshëm” gjatë periudhës gusht-dhjetor, të vitit të kaluar, ndërsa 37 të tjerë për pesë muaj folën më pak se gjysmë ore. Të dhëna të ngjashme tashmë ka publikuar edhe Kuvendi, në kuadër të këndit “Deputeti im”. Madje raporti zyrtar tregon se deputetë të caktuar edhe përskaj pagave të rregullta që marrin, nuk janë të rregulltë në ligjvënës. Afrim Gashi ka shkuar vetëm 6 herë në Kuvend, Muhamet Kadriov 11 herë dhe Igor Durllovski vetëm 15 herë për 5 muaj.

Kemi monitoruar rreth 1600 debate, diskutime. Disa nga deputetët të cilët nuk e kanë marrë fare fjalën janë: Lidija Dasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihajllovska, Ziadin Sela, Latife Shifovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Marija Angellova. Disa nga deputetët të cilët e kanë marrë shumë pak fjalën, janë disa nga deputetët më të rinj e të cilët kemi shpresuar se do të jenë më aktiv. Në mesin e këtyre janë: Darko Kaevski, Monika Zajkova por edhe Artina Kerimi, si një nga deputetet më të reja në Parlament dhe në historinë parlamentare – deklaroi Vlora Reçica, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Edhe më zhgënjyese, thotë Reçica, është rënia e nivelit të diskutimit, i cili nuk mund të quhet debat parlamentar.

Këtë mandat kemi 80 deputetë të rinj, të cilët nuk kanë qenë kurrë në Parlament. Ne mendojmë se kanë shumë pak eksperiencë dhe kulturë debati. Mendojmë se duhet trajnim i veçantë për deputetët për oratori, e cila do ta ngrisë edhe nivelin e debatit dhe të diskutimit mes njëri-tjetrit – tha Vlora Reçica, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Sipas komunikologut, Bojan Kordallov mungesa e profesionalizmit të deputetëve nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.

Pjesa më e madhe e tyre nuk ndjehen të përgatitur ose nuk kanë aftësi oratorie, por është koha që kjo të merr fund. Nuk mundet Kuvendi, Qeveria, komunat të jenë vend ku politikanët do të stërviten për oratori, menaxhment, komunikim. Na duhet përfshirje më e madhe e kuadrove të reja politike, trajnime për ata që duan profesionalisht të merren me politikë, sepse nuk ka se si ta ushtroni detyrën, nëse nuk e njihni. Inxhinjer që nuk e njeh matematikën, nuk mund të punojë si inxhinjer. 5:29 E di se deputetët janë zgjedhur nga qytetarët, por kjo nuk e arsyeton paditurinë për ta kryer punën e tyre – tha Bojan Kordallov, Komunikolog.

Ndryshe, përskaj deputetëve “të padukshëm”, ka pasur edhe përfaqësues të atillë të popullit që kanë folur mbi 200 minuta, apo që kanë qenë më aktive, në mesin e të cilëve Elmi Aziri, Arbër Ademi, Zhaklina Llazarevska, Dafina Stojanoska. AlsatM/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

51 thoughts on “Deputetët ndër më të paguarit në shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *