Hoti: Vendimet e mia s’ka kush i konteston, Kurti nuk do të vijë më në pushtet

Hoti pas vizitës që pati tek “Bardha Akademi”, tha se vendimet e tij janë të janë të pakontestueshme.

“Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore, imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit ose vendimet që i kam marrë për të vendosur rend dhe ligj…Të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, shtoi ai.

Sipas tij, Kurti nuk do të mund të vijë në pushtet asnjëherë, e as të rishikojë vendimet.

“E para është veç fiksim i tij, nuk ka m’i ardhë shansi asnjëherë atij për të marrë pushtetin. Ne njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Më nuk do t’ia japin qytetarët mundësinë për të ardhur në pushtet”, tha Hoti.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

148 thoughts on “Hoti: Vendimet e mia s’ka kush i konteston, Kurti nuk do të vijë më në pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *