Shpërthim gazi në jug të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

E përditshmja gjermane “Bild” bën me dije se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit.

Ndërsa gazeta “Augsburger Allgemeine” raportoi se shpërthimi ndodhi në zyrat e Kryqit të Kuq Gjerman rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes duke shtuar se policia evakuoi zonën dhe se pesë persona u plagosën.

Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekti në linjën e gazit në rrugën ku ndodhej ndërtesa. Megjithatë policia nuk ka dhënë ende detaje për këtë shpërthim.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Shpërthim gazi në jug të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *