Shqipëri/Sërish rekord infektimesh në vend, 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me këtë sëmundje 15 qytetarë, duke e çuar në 1433 numrin e jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

9 thoughts on “Shqipëri/Sërish rekord infektimesh në vend, 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *