Vidhnin përmes kartave të kreditit, kreu i bandës së hajdutëve që u shkatërrua nga Europol, zbulohet se është shqiptar

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i EUROPOL ku u shkatërrua një grup kriminal që vidhte përmes kartave të kreditit. Mediat greke raportojnë se kreu i këtij grupi nuk është grek, por me kombësi shqiptare.

Shqiptari me banim në Spanjë, qarkullonte me dokumentacionin e një shtetasi grek që jeton jashtë shtetit. Fotografia dhe të dhënat e tij erdhën në policinë greke nga Europol dhe autoritetet helene arritën ta identifikonin mes 3000 personash me precedentë penale.

Grupi kishte arritur të grabiste përmes kartave 12.000.000 dollarë në 30 banka në Amerikë. Po ashtu ky grup kriminal posedonte një hotel në Miajadas, Spanjë dhe kishte në plan të hapte një hotel në Gran, Austri dhe një në Mikono, Greqi. Në total Europol arrestoi 105 shtetas në vende të ndryshme të Europës.

(BalkanWeb)

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

11 thoughts on “Vidhnin përmes kartave të kreditit, kreu i bandës së hajdutëve që u shkatërrua nga Europol, zbulohet se është shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *