Kroaci/ Mbërrijnë 25.200 vaksina nga Moderna dhe AstraZeneca

Dozat e para do të dërgohen në rajonet e Dalmacisë dhe Slavonisë me qëllim vaksinimin e grupeve më të rrezikuara të popullsisë.

Mirëpo, Partia Kroate e Pensionistëve (HSU) e konsideron vaksinën e AstraZeneca-s si joefektive, duke kërkuar që ajo të mos u jepet personave mbi 65 vjeç.

Nga kjo parti theksojnë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca me disa kufizime sa i përket efektivitetit të saj, veçanërisht për popullatën e moshuar, ndërsa disa qeveri evropiane kanë vendosur të mos e përdorin këtë vaksinë për të moshuarit.

Nga ana tjetër, Instituti Kroat i Shëndetit Publik thotë se nuk është racionale të refuzohet kjo vaksinë, e cila, siç thonë ata, zhvillon imunitet ndaj koronavirusit pas dozës së dytë me 82 për qind efikasitet. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *