Prestigjiozja britanike “The Guardian” ua ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve në Kosovë

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ua ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve në Kosovë, në theks të veçantë bashkimit të forcave mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton “Zeri.info”.

Shkrimin e plotë të “The Guardian” mund ta lexoni pa ndërhyrje më poshtë:

Një aleancë e re politike është mënyra e vetme për të luftuar një “mur të madh të korrupsionit” në Kosovë, kanë thënë kandidatët kryesorë për kryeministër dhe president përpara zgjedhjeve që mbahen këtë të diel dhe që për herë të parë mund të ndodhë të fitojë shumicën një parti e vetme prejse shteti i Ballkanit shpalli pavarësinë.

Bashkimi midis Albin Kurtit për kryeministër dhe Vjosa Osmanit për presidente po rezulton i popullarizuar në sondazhe, teksa fushatat e furishme dhe tubimet që tregojnë pak shenja të respektimit të rregullave të distancës sociale po hyjnë në javën e fundit para votimit të 14 shkurtit.

Kurti dhe Osmani vijnë nga tradita dhe parti të ndryshme, por kanë thënë se ata kanë një vendosmëri për t’i dhënë fund kapjes endemike të shtetit nga një elitë e korruptuar.

Kurti vjen nga e majta dhe është shumë i përqendruar në punë dhe drejtësi, veçanërisht për të rinjtë. Gati gjysma e Kosovës është nën moshën 30 vjeç.

Ai u bë i njohur si një aktivist studentor me flokë të gjata në fund të viteve 1990, duke demonstruar kundër shtypjes në rritje ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e Slobodan Milosheviqit. Ai udhëhoqi protestat studentore në Universitetin e Prishtinës, punoi për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Milosheviqit për gati tre vjet.

Tani i veshur me kostum dhe me flokë të prera, ai këmbëngul se nuk e ka humbur vendosmërinë e tij.

“Është më mirë të shkosh përpara edhe pse vuan një vdekje gati sa epike, sepse do të kesh shansin për ringjallje. Më mirë kështu sesa të qëndrosh në pushtet me çdo kusht me kompromise dhe koncesione për të gjithë”.

Osmani, e cila është 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe flet rrjedhshëm katër gjuhë, është nga qendra e djathtë dhe zhvilloi intervistën e saj të parë me “The Guardian” kur ishte 17 vjeçe, pasi familja e saj u detyrua të largohej nga shtëpia në veri të Kosovës. Ajo është një forcë e rrallë femërore në një skenë politike të mbizotëruar nga meshkujt dhe u bë presidente në detyrë pasi Hashim Thaçi u detyrua të dorëhiqej për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Nëse zgjidhet kryeministër, Kurti ka insistuar se dëshiron që Osmani të emërohet presidente nga Kuvendi.

Vetëvendosja e Kurtit tronditi vëzhguesit në zgjedhjet e tetorit 2019, kur fitoi shumicën e votave, duke thyer përfundimisht dominimin e pushtetit të mbajtur nga partitë e vjetra që nga fundi i luftës 1998-1999.

Por Kurti kishte nevojë për një koalicion, diçka që zgjati me muaj dhe pas vetëm 51 ditësh në detyrë partneri i tij – Lidhja Demokratike e Kosovës, në mars mbështeti një mocion mosbesimi, që me sa duket u nxit ta bënte këtë nga administrata “Trump”.

Imunitetin mund ta forcosh për një javë, por ti nuk e dije!

mjekesia.org

Ndërsa COVID-19 sapo ishte përhapur në Kosovë, Osmani, atëherë kryetare e Parlamentit, tha se e konsideronte lëvizjen përçarëse të partisë së saj si shumë të papërgjegjshme, sikurse edhe të BE-së.

Kosovarët tani duken të tërhequr nga aleanca e re Kurti – Osmani, duke thënë se Kurti meriton një shans të dytë më të gjatë për t’i dhënë fund kaosit politik dhe për të adresuar problemet e thella të vendit, por nëse ata dështojnë zhgënjimi do të jetë i madh.

Osmani këmbëngul se ajo dhe Kurti kanë mësuar se çfarë i duhet vendit të tyre.

“Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka bashkuar është diçka shumë më e fortë dhe kjo është lufta kundër armikut kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk ishte se na mungonin institucionet për të luftuar korrupsionin, por mungonte vullneti politik. Kur politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem”.

Ajo këmbëngul se shumica e votuesve nuk shqetësohen shumë nga ideologjia, ose nga premtimet elektorale, por më shumë që udhëhiqen nga të pakorruptuarit.

Kurti thotë: “Korrupsioni ka qenë në nivel të lartë, por është shumë i përqendruar në krye dhe ne besojmë se mund ta mposhtim atë. Shumë njerëz predikojnë tregun e lirë, por në praktikë ne kemi oligarkë dhe kartele dhe industri të rezervuara për gardën e vjetër”.

Ai thotë se mungesa e sundimit të ligjit pengon investitorët, duke lënë vendin me 1.8 milion banorë me një diasporë të madhe dhe të rinj të mirëkualifikuar me pak vende të përshtatshme pune.

“Shakaja në Kosovë është se pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga persona me magjistraturë në sociologji”. Të hyrat nga diaspora arrijnë 1.5 miliard euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro.

Nëse konfirmohet si presidente nga Kuvendi pas zgjedhjeve, Osmani do të duhet të kthejë BE-në, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në në të njëjtën faqe për t’i përmbushur sfidat e Kosovës. Tek Joe Biden, me të cilin është takuar, ajo do të ketë avantazhin e një presidenti amerikan që njeh rajonin dhe ajo sheh një shans për Mbretërinë e Bashkuar, që të luajë një rol kryesor krahas SHBA-së.

Nga ana tjetër, Trumpi në një nga iniciativat e tij të politikës së jashtme u përpoq të arrijë paqe midis Kosovës dhe Serbisë për të rritur kredencialet e tij si një person që arrin marrëveshje. Ai mendoi se mund t’i bindte dy burra të fortë – presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Thaçin – për të rënë dakord për shkëmbime territoresh dhe Serbia, në këmbim mund të njihte Kosovën.

Asnjëherë nuk u arrit shumë nga kjo ide, por si pjesë e marrëveshjes, e kremtuar në një ceremoni në shkurt, Izraeli i dha Kosovës njohjen e çmuar dhe Kosova do të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

Pak më pak se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ende nuk e njohin shtetësinë e saj, duke përfshirë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Washingtonin për çështjen e ambasadës.

“Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje midis Washingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, superfuqitë e tjera si Rusia do të futen”, tha Kurti. /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Prestigjiozja britanike “The Guardian” ua ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve në Kosovë

  • 08/31/2021 at 15:21
    Permalink

    Just want to say your article is as surprising.
    The clearness on your publish is simply nice and i could
    assume you are a professional on this subject. Fine along with your permission allow me to grab your feed to
    keep updated with forthcoming post. Thanks 1,
    000,000 and please keep up the gratifying work.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *