Varianti i ri i koronavirusit prezent tek 45 pacientë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në laboratorin e ASHAM-it në periudhën pre 1 janarit e deri më 7 shkurt të këtij viti është konstatuar prezenca e SarsKov2 nga Britania e Madhe, tek 45 tamponë të personave të infektuar. Pacienti i parë me këtë lloj të virusit në këtë laboratori është diagnostikuar më 13 janar 2021 në Ohër dhe që prej atëherë prezenca e tij është rritur. Për momentin ky variant i virusit është më i theksuar në Ohër dhe Prilep, ndërkohë që është prezent edhe tek pacientë të qyteteve tjera si: Tetovë, Strugë, Kumanovë, Shtip dhe Veles.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *