Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi replikon me Daçiqin në gjuhën shqipe

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, Kamberi vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandar Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

“Sot është e një ditë e veçantë. Është dita e parë pasi një gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlen më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si gjuhë urrejtjeje. Nuk vlen as mendimi i komisionares për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si nënçmues, fyes dhe shkelje të Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, tha ai. zëri/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi replikon me Daçiqin në gjuhën shqipe

  • 10/24/2021 at 10:02
    Permalink

    621138 832216Good to be visiting your blog once a lot more, it continues to be months for me. Nicely this post that ive been waited for so lengthy. I want this write-up to total my assignment within the university, and it has identical topic together with your post. Thanks, terrific share. 317112

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *