Mickoski: Procesi i regjistrimit që në fillim u politizua

Që në momentin e parë procesi i regjistrimit u politizua. Që në fillim kam thënë se ky është një marrëveshje politike, ja akoma pa filluar ky proces ata e vulgarizuan dhe pastaj habiten se pse njerëzit nuk u besojnë. Për këtë arsye duhet të largohen. Duhet të luftojmë bashkë që në zgjedhjet e ardhshme t’i largojmë, me këta njerëz nuk ka ardhmëri”, tha Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski theksoi se ka lëvizje në drejtim të rritjes së numrit të deputetëve në Kuvend, por nga mediat kërkoi durim, duke nënvizuar se kjo shumë shpejtë do të bëhet e ditur.
“Ka. Kini durim. E kam thënë edhe në deklaratat e mia para disa javëve. Kini durim. Shumë shpejtë do të mësojmë nëse unë kam të drejtë apo Zoran Zaevi. Ndoshta ka parti politike që janë pjesë e koalicionit me LSDM-në. Nuk dua tani për momentin të them gjëra për të cilat besoni nevojitet një diskrecion shumë i madh, që të mund të arrihet qëllimi, a qëllimi është që kjo qeveri të bie”, deklaroi Mickoski.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Mickoski: Procesi i regjistrimit që në fillim u politizua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *