Osmani për mediat zvicerane: Ne nuk premtojmë se Kosova do të bëhet shpejt si Zvicra

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet, zhvillimet në Kosovë dhe Gjykatën Speciale në Radion Kombëtare të Zvicrës.

Dyshe karizmatike e ka cilësuar Radioja zvicerane bashkimin e Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit, të cilët po garojnë bashkë për zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton “Zëri.info”.

Më tej Radioja zvicerane shkruan se për herë të parë që nga paslufta bashkimi i Osmanit dhe i Kurtit mund të sjellë fituese një parti të vetme, duke u thirrur në sondazhet që po bëhen për zgjedhjet e së dielës.

Osmani në intervistë ka deklaruar se nuk premton që Kosova do të bëhet shpejt si Zvicra, por do të punojnë që të respektohet ligji në interes të qytetarëve.

“Natyrisht, ne nuk premtojmë ta bëjmë Kosovën Zvicër për disa vjet, por ne jemi të përkushtuar për një punë të ndershme, duke respektuar ligjin dhe interesat e qytetarëve”, ka thënë Vjosa për Radion zvicerane, transmeton “Zeri.info”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *