Këshilli nismëtar për Kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-së: Mickoski i tradhtoi pritshmëritë

Këshilli nismëtar për mbledhjen e kongresit të jashtëzakonshëm, arriti të sigurojë mbështetjen dhe nënshkrime nga shumica e delegatëve të cilët morën pjesë në zgjedhjen e kryetarit aktual Hristijan Mickoski. Delegatët që na u bashkuan janë unanim se Mickoski i tradhtoi pritshmëritë dhe se nuk ka plotësuar asnjë nga premtimet e dhëna për kthimin e partisë në binarët e fituesit, për rritjen e kapaciteteve të koalicionimit dhe të sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare – thonë nga Këshilli nismëtar për Kongres të jashtëzakonshëm.

Për VMRO-DPMNE-në, nismëtarët janë persona të distancuar politikisht prej kohësh nga partia. Akuzohen se u shërbejnë interesave të pushtetit

Kjo nismë nuk është statutare dhe as ligjore, është nismë e një grupi njerëzish që kanë për qëllim t’i ndihmojnë Zaevit, t’i hedhin gomë për ta shpëtuar dhe ta tërheqin vëmendjen në momente kur shteti është regjim hibrid, shteti më i korruptuar në Evropë, zero vaksina, 3 mijë viktima, 55 mijë të larguar nga puna dhe shumë ndërmarrje të mbyllura, ky grup nismëtar përpiqet ta relativizojë këtë – tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Kohë më parë, Komiteti qendror i partisë kishte refuzuar kërkesën e kryetarit Hristijan Mickoski për kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin ai do të kandidonte përsëri. Nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm kishin deklaruar se Mickoski duhet të ishte dorëhequr. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *