Votë për Republikën

Shkruan: Prof. Blerim Reka

Tre ditë para trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, Kosova i hynë rilegjitimimit popullor. Me po të njejtin sistem elektoral që garanton 20 mandate kushtëzuese ndaj secilës qeveri të ardhshme, që detyron koalicione të brishta, e që mundëson pazare ndër-partiake për Presidentin. Kaq për sistemin që para çdo zgjedhje kritikohet, por pas tyre nuk ndryshohet.

Po fushata? Ajo përplasi individët e jo edhe idetë; slloganet dhe jo programet. Shtizat thyheshin midis Republikës së munguar dhe shtetit të lënduar. Vetëm betimi në shtetin, nuk e funksionalizon atë. Fundja, jo çdo shtet është Republikë. I tillë bëhet vetëm kur shteti de-privatizohet, e kur qeverisja de-personalizohet. Kur ç‘nepotizohet administrata, e nuk vidhet thesari shtetëror. Kur buxheti nuk tenderohet me fitues të njohur, e kur vota nuk është fletë-punësim. Më së paku kur amnistohet krimi institucional!

Nuk ka Republikë, aty ku sundimi i individit është mbi sundimin e ligjit; as aty ku ka sundim të gjyqtarit mbi drejtësinë, e të pushtetarit mbi prokurorinë. Rend republikan, nuk ka në shtetin e kapur (siç e vlerësoi BE-ja), e as me korrupsion endemik (të raportuar nga State Departament-i Amerikan).

Gati të gjitha partitë qeverisën deri më tash me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje. Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e Republikës u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive.

Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen, e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin!

Vota e 14 shkurtit është votë për Republikën

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Votë për Republikën

  • 11/30/2021 at 21:08
    Permalink

    303070 931961magnificent post, quite informative. I wonder why the other specialists of this sector do not notice this. You must continue your writing. Im certain, youve a fantastic readers base already! 952022

    Reply
  • 10/27/2021 at 06:24
    Permalink

    503434 124067We clean up on completion. This may sound obvious but not many a plumber in Sydney does. We wear uniforms and always treat your home or office with respect. 18568

    Reply
  • 10/08/2021 at 03:08
    Permalink

    381308 727837Thank you for the excellent writeup. It in fact was a amusement account it. Appear advanced to far added agreeable from you! Even so, how could we communicate? 383424

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *