Forumi Rinor i ASH reagon ndaj politikave diskriminuese të Agjensisë për Rini dhe Sport

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët reagon ndaj politikave diskriminuese të Agjensisë për Rini dhe Sport në ndarjen jo të barabartë të vauçerëve financues ndaj klubeve shqiptare të sportit.

Ashtu siç kemi parë deri tani, klubi i futbollit për femra “Shkendia”-Tetovë dhe “Vardar”-Forinë publikisht kanë shprehur paknaqësitë e tyre ndaj Agjencisë për Rini dhe Sport në lidhje me ndarjen e vauçerëve. Në kategorinë në të cilën garojnë këto klube, mjetet financiare në formë të vauçerit janë ndarë me shumë maksimale vetëm për klubet maqedonase, ndërsa për klubet shqiptare që i jep vend të veçantë sportistëve, e në veçanti femrës shqiptare në sport janë ndarë vauçer simbolik vetëm për të mbuluar shpenzimet minimale financiare.

Kjo politikë diskriminuese vjen nga zyrat e zv. Drejtorit të Agjensisë për Rini dhe Sport, Avni Rustemi i cili ushtron edhe pozitën e Kryetarit të Forumit Rinor të BDI-së. Kjo dëshmon që Avni Rustemi është i pa aftë të mbrojë interesat e sportistëve dhe të rinjve shqiptar në këtë institucion. Ai përveç që nuk ka aftësi të ngre zërin e tij kundër diskriminimit rinor shqiptar është i pa aftë edhe të përkthejë web-faqen e këtij institucioni në gjuhën shqipe.

Ne kërkojmë që urgjentisht të rishikohet vendimi për ndarje të vauçerëve financues, dhe klubet shqiptare të marrin financat e merituara nga kontributi sportistëve që kanë arritur suksese të larta në futboll. Ne kërkojmë që mjetet financiare të ndahen edhe ndaj klubeve shqiptare dhe të subvencionohen edhe më tej sportistët e të rinjtë shqiptarë. Deri tani kanë reaguar KFF Shkëndija, KF Vardari i Forinës, megjithatë ka indikacione që kjo padrejtësi u bëhet shumicës së klubeve shqiptare. Prandaj edhe ne i bashkangjitemi këtyre reagimeve dhe kërkojmë që klubet shqiptare të financohen në mënyrë të barabartë dhe dinjitoze.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

31 thoughts on “Forumi Rinor i ASH reagon ndaj politikave diskriminuese të Agjensisë për Rini dhe Sport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *