Rëndohet situata në Mal të Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 66234 të infektuar dhe 852 persona kanë humbur jetën në Mal të Zi. Situata po rëndohet me ritme të shpejta ndërkohë që ende nuk ka filluar vaksinimi në vend. Nëse nuk veprohet me urgjencë dhe nuk ndërmerren masa të ashpra sistemi shëndetësor mund të ballafaohet me kolaps, pasi dhe vetë mjekët dhe personeli i ndihmës mjekësore janë të infektuar me koronavirus.

Nisur nga situata e rënduar është mbledhur grupi i kontrollit dhe parandalimit të koronavirusit, i cili ka hartuar një plan masash dhe ia ka dërguar për shqyrtim qeverisë. Zyrtarët lokalë në Budva ndërkohë kërkojnë masa urgjente pasi në të kundërt, sipas tyre, mund të dështojë sezoni turistik i këtij viti. Qyteti kërkon shtrëngim të masave, mbyllje 15-ditore të bareve, restoranteve, palestrave, hoteleve, shkollave dhe kopshteve.

Situata është e rënduar edhe në Ulqin, ku ka pasur shumë infektive mes nxënësve të shkollës së mesme. Opozita në vend ka kërkuar dorëheqjen e ministres së shëndetësisë, pasi sipas tyre ajo është treguar e paaftë në menaxhimin e situatës.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *