Vdes një femër nga Skenderaj, kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

Përmes raportit 24-orësh, Polica ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në Emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK, ku edhe ka vdekur.

“Fshati Baks, Skenderaj, 10.02.2021 – 12:35. Raportohet se viktima femër kosovare për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar fillimisht në Emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

7 thoughts on “Vdes një femër nga Skenderaj, kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *