Kreu i ASH-së letër PE-së për emërimin e Ziberit në postin e Avokatit të Popullit

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela informoi Parlamentin Evropian për emërimin siç tha, antikushtetues të Naser Ziberit në postin e Avokatit të Popullit, transmeton Alsat. Në letrën drejtuar euro-deputetëve të Komitetit të Përbashkët parlamentar BE – Maqedoni e Veriut, Sela nënvizoi se emërimi i ish kandidatit të BDI-së për kryeministër, përbën shkelje të paprecedentë jo vetëm të legjislacionit vendas por edhe të atij ndërkombëtar, veçanërisht Parimet e Parisit të Kombeve të Bashkuara. “Unioni nuk duhet të bëjë kompromis me Sundimin e ligjit dhe të tolerojë shkeljen e vlerave themelore të BE-së nga shtetet kandidate në emër të integrimit evropian. Kërkojmë nga Parlamenti Evropian ta ngrisë zërin kundër politizimit të institucioneve të pavarura dhe regresit në Sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut” thuhet mes tjerash në letrën e Selës. Për zgjedhjen e  Ziberit, koalicioni ASH Alternativa tashmë ka ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Kreu i ASH-së letër PE-së për emërimin e Ziberit në postin e Avokatit të Popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *