Mickoski këmbëngul në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kreu i VMRO DPMNE Hristijan Mickoski këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me zgjedhjet lokale. Ai tha se në këtë drejtim po punon me të gjitha partitë për të formuar një shumicë të re parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nuk e përjashton mundësinë e të qenurit pjesë e një mazhorance të re parlamentare, por siç tha ai, pa BDI si pjesë e asaj mazhorance. Ne nuk kemi negociata për një shumicë të re, por unë e di që ka pakënaqësi të madhe në koalicionin qeverisës. Sipas mendimit tim, për momentin Qeveria nuk ka 61 vota, që nuk do të thotë se është kështu, por do ta shohim në ditët në vijim. Gjithçka është e mundur, ne nuk e përjashtojmë mundësinë për të qenë pjesë e një mazhorance të re, por pa BDI. “Unë gjithmonë them, ne mund të formojmë një koalicion me djallin, jo me BDI,” tha Taravari.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

31 thoughts on “Mickoski këmbëngul në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *