Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa: Një kuti vaksina për një Jugosllavi të re

Sot, kur lajmi i ditës është se Republika e Serbisë ia ka dhuruar vaksinat e para Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kur është ngritur në këmbë gjithë shteti serb dhe ky yni, për të pranuar jo më shumë se një kuti të vogël vaksinash, që nuk mjaftojnë as për kabinetin e Zaevit e të partnerit të tij Ahmeti, ajo që flet më shumë në këtë rast nuk është sasia e vaksinave, sa simbolika e donatorit. Ardhja e presidentit serb, Vuçiq, dhe pluhuri medial që është ngritur në Tabanoc, synon të japë mesazhin se “vëllai juaj i madh nuk ju braktis”. Dhe, kjo nuk është problem për Zaevin, i cili edhe ashtu drejton një parti trashëgimtare të jugosllavizmit, por është shumë indikative pritja e Vuçiqit edhe nga zëvendëskryeministri Artan Grubi heshtja e partisë shqiptare që para disa muaj desh përjetoi sulm në zemër nga rrahja e gjoksit për “kohën e kryeministrit të parë shqiptar”. A nënkupton pritja e Grubit dhe heshtja e BDI-së edhe miratim për “vllaznillëkun” Zaev-Vuçiq dhe a mos është kjo shprehje e dashurisë së hershme, si ajo e ministrit aktual të Financave për eprorët ushtarakë serbë?!

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *