Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32% e votuesve

Duke u mbështetur nga të dhënat që kemi në qendrat e votimit, numri i qytetarëve me të drejtë vote, që kanë votuar deri në 15:00 është 32.32% ose 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Deri në këtë orë, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, kanë votuar 29.28% e votuesve”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 19:00. Më herët KQZ njoftoi se edhe qytetarët me kartë identiteti jashtë afatit të përdorimit mund të paraqiten në qendrat e votimit ku kanë emrin dhe të votojnë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

62 thoughts on “Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32% e votuesve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *