Kurti: Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi

Ky referendum për drejtësi e punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti në një konferencë për media të dielën mbrëma.

Ai u zotua se qeveria e tij nuk do t’i hakmerret askujt, por do të kërkojë përgjegjësi.

Lideri i LVV-së, Kurti tha se fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit “është vetëm mundësia për të filluar ndryshimin që e duam. Na presin shumë punë dhe shumë angazhim sepse vendi është në kriza të shumëfishta”.

Kurti falënderoi oponentët e tij politikë për garë fer dhe tha se ato duhet të reformohen. I pyetur për mundësinë e koalicioneve, sipas tij, rezultati zgjedhor sugjeron se ata mund të krijojnë vetë qeverinë.

“Ky rezultat tani ne na e konfirmon se nuk kemi nevojë, e nuk kemi interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, theksoi Kurti.

Kurti la të kuptohet se prioriteti i tij nuk do të jetë krijimi i një ekipi negociator për dialogun me Serbinë, duke shtuar se dialogu me Serbinë është prioriteti i “gjashtë apo i shtatë” i qytetarëve.

“Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi”, tha Kurti.

Ndërkaq, Vjosa Osmani, e cila ka garuar për postin e presidentes në kuadër të listës së Vetëvendosjes, tha se fitorja në zgjedhje nënkupton punën në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në punën për luftimin e korrupsionit.

“Misioni ynë mbetet fuqizimi i shtetësisë sonë dhe rrugëtimi drejt anëtarësimit në strukturat atlantike si dhe miqësia jonë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

Sipas rezultateve preliminare, me 86 për qind të votave të numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47,91 për qind apo mbi 324 mijë vota, shkruan Rel.

Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që është e treta, kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që sipas rezultateve preliminare radhitet e treta, ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, sa i përket koalicioneve të mundshme qeverisëse.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Kurti: Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi

  • 10/06/2021 at 05:42
    Permalink

    84699 7972Cheers for this outstanding. I was wondering whether you were preparing of publishing comparable posts to this. .Maintain up the superb articles! 999408

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *