LDK-ja mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara

Sipas rezultatit preliminar, LDK-ja pritet të radhitet partia e tretë nga këto zgjedhje e që do të jetë rezultati më i dobët në historinë e kësaj partie.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, LDK-ja në këto zgjedhje del më me pak se 100 mijë vota, shkruan “Zeri.info”.

Në zgjedhjet e kaluara LDK-ja kishte fituar 206.516 vota, ose 24,54%, ndërsa nga rezultatet e deritanishme partia e Isa Mustafës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 102.616 vota, ose 13,18%.

Numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje ka qenë për rreth 3% më i lartë se në vitin 2019. /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

23 thoughts on “LDK-ja mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *