Me 19 shkurt, G7 do të diskutojë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave

Kjo do të jetë hera e parë që presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me liderët e grupit të vendeve më të fuqishme të botës. Ai e mori detyrën e presidentit më 20 janar.

Presidenti Biden do të fokusohet në vërejtjet e tij në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në nivel global, tha Shtëpia e Bardhë.

Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar zyra e tij, duke thënë se temë kryesore do të jetë shpërndarja e barabartë e vaksinave në botë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë më herët se një politikë “unë e para” ndaj vaksinave, nga ana e vendeve të pasura, mund të lërë vendet e varfëra në rrezik të mungesës së vaksinave.

Sipas OBSH-së kjo politikë mund të mundësojë përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Johnson gjithashtu do të bëjë thirrje që vendet e G7-ës të punojnë në një qasje globale ndaj pandemive.

G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Liderët takohet çdo vit për të diskutuar problemet me të cilat ballafaqohet bota.

Samiti i vitit të kaluar, i cili do të organizohej nga Shtetet e Bashkuara, u anulua për shkak të pandemisë.

Liderët do të diskutojnë edhe për ndryshimin e klimës. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

20 thoughts on “Me 19 shkurt, G7 do të diskutojë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *