Regjistrimi, Zaev: Jo shtyrjes së datës

Çfarëdo që ishin komentet për shterjen e mundshme ose jo, mbaruan. Debati për regjistrim u aktualizua nga viti 2012 kur paraprakisht dështoi një regjistrim. 9 vite debatojmë dhe mjafton. Ejani të ulemi dhe të bëjmë regjistrim sepse nuk do të ndryshojë asgjë në aspektin politik, as nuk do t’i shkurtojë apo përparojë të drejtat dhe përparësitë dhe privilegjet”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por opozita nuk heq dorë nga grumbullimi i nënshkrimeve për abrogimin e ligjit. Nga VMRO-DPMNE thonë se regjistrimi është marrëveshje politike e Zaevit me partnerët dhe se nga kjo varet karriera e tij politike.

“Shohim se deklaratat e funksionarëve janë mbi dhënien e përqindjeve. Për këtë shkak Zaev mohon të heq dorë nga regjistrimi sepse ka marrëveshje politike mbi të cilën varet mbijetesa e tij politike”, pohoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski nuk kishin qëndrim mbi deklarata e kryeministrit. Disa herë Pendarovski kishte deklaruar që me qëllim të arritjes së kompromisit mes pushtetit dhe opozitës dhe për të eliminuar dyshimet për rrezik të mundshëm nga virusi, regjistrimi mund të shtyhet për një ose dy muaj. Nga kabineti i tij nuk tregojnë nëse i pari i shtetit do të vazhdon me thirrjet për konsensus apo do të heq dorë për të ndërhyrë qoftë edhe deklarativisht në proces. Alsat

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Regjistrimi, Zaev: Jo shtyrjes së datës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *