Shitja e Interit, vjen lajmi i fundit nga Italia

Raportet e mëparshme në Itali kanë pohuar se Suning refuzoi një ofertë prej 750 milionë eurove nga BC Partners për të blerë shumicën e aksioneve të klubit.

Por negociatat vazhdojnë dhe fondi thuhet se i ka dhënë Suning afat deri në fund të Marsit për të vendosur përfundimisht rreth kësaj çështjeje, përcjell KosovaPress.

Gazeta zbulon se nuk është rastësi që fondi i ka dhënë Suning këtë afat specifik për të vendosur mbi transferimin e mundshëm të aksioneve.

Afati është caktuar më 31 mars për shkak të kushteve të detyrueshme për të marrë pjesë në Kupat e Evropës dhe për të qenë i azhurnuar me pagesat.

Por ky raport pretendon se ka ende një hendek prej 200 milionë eurove ndërmjet propozimit nga BC Partners dhe kërkesës nga Suning.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

46 thoughts on “Shitja e Interit, vjen lajmi i fundit nga Italia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *