Tragjedi në Kongo: Të paktën 60 të vrarë, qindra të zhdukur në mbytjen e anijes

Të paktën 60 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë zhdukur në një mbytje anijesh në Liqenin Mai-Ndombe në Republikën Demokratike Kongo perëndimore, thanë zyrtarët e qeverisë sot.
Anija e mbushur me njerëz po lundronte të Dielën në mbrëmje me më shumë se 700 pasagjerë,” i tha Ministri Humanitar Steve Mbikaji agjensisë gjermane të lajmeve DPA. “Gjashtëdhjetë trupa janë gjetur, si dhe 300 të mbijetuar,” shtoi Mbikaji. Anija po lundronte nga kryeqyteti Kinshasa dhe u mbyt afër qytetit Longola Ekoti, tha ministri. Në të gjithë Afrikën, aksidentet e mbytjes së anijeve janë të zakonshme, sepse shumë njerëz i përdorin ato për transport ditor.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

27 thoughts on “Tragjedi në Kongo: Të paktën 60 të vrarë, qindra të zhdukur në mbytjen e anijes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *