Bideni letër Osmanit për 13-vjetorin e pavarësisë, Kosova vend të veçantë në familjen e tij

Përmes këtij telegrami, Bideni ka uruar Osmanin për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Populli amerikan i bashkohet urimeve të mija për ju dhe miqtë tanë në Kosovë në 13- vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik. Ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ai.

Ai thotë se Kosova zë vend të veçantë në familjen e tij.

“Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, thuhet në letrën e Biden dërguar Osmanit./Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Bideni letër Osmanit për 13-vjetorin e pavarësisë, Kosova vend të veçantë në familjen e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *